Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

Triumfe mbijetese, Dukagjini dhe Trepça ’89 bëjnë detyrën në shtëpi

Fitore jetike për Dukagjinin dhe Trepça ’89 në kampionatin e Kosovës. Skuadra nga Klina mposhti 4-0 Malishevën. Iljasa Zulfiu zhbllokoi takimin në pjesën e parë, ndërkohë që vendasit kompletuan suksesin me “poker” falë rrjetave të nigerianit Otto John, Altin Merlakut dhe Blerind Morinës në pjesën e dytë.

Fitorja e sotme e ka ngjitur Dukagjinin në kuotën e 15 pikëve, duke barazuar Malishevën dhe Trepça ’89, që mposhti 1-0 Drenicën në Mitrovicë. Armend Gashi realizoi golin e fitores për Trepçën 10 minuta përpara fundit të takimit, teksa më pas la ekipin e tij pas daljes me karton të kuq (festoi duke hequr fanellën dhe u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë).

Drita vazhdon të kryesojë kampionatin dardan të futbollit me 30 pikë. Në vend të dytë renditen kampionët e Ballkanit me katër pikë më pak, por djemtë e Ilir Dajës kanë zhvilluar tri ndeshje më pak se “Intelektualët”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...