Connect with us

Hi, what are you looking for?

Femrat

Triumfi i Shqipërisë U-17 për vajza me Moldavinë / Flasin protagonistet: Fitore e bukur, tani fokusi te dueli me Kosovën

Kombëtarja shqiptare U-17 e vajzave ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në sfidën e dytë të eliminatoreve të Europianit për këtë grup-moshë, duke mundur Moldavinë me një goleadë. Skuadra e drejtuar nga trajneri Agustin Kola dominoi sfidën përgjatë 90 minutave, duke u treguar e saktë dhe në finalizimin e aksioneve.

Një nga protagonistet kryesore Klesta Ago shprehet shumë e lumtur për këtë sukses dhe për tregolëshin e realizuar ndaj Moldavisë. Sulmuesja kuqezi beson se përfaqësuesja do të bëjë një tjetër paraqitje po kaq të mirë edhe ndaj Kosovës në ndeshjen e tretë të grupit.

“Jam shumë e lumtur që fituam këtë ndeshje ndaj Moldavisë, kemi punuar shumë për të shijuar këtë goleadë sot. Shpresoj që të njëjtën paraqitje të bëj edhe në sfidën ndaj Kosovës, që është shumë e rëndësishme dhe na duhet akoma më shumë punë. Jam jashtëzakonisht shumë e lumtur për golat e shënuar sot, ia dedikoj babait tim, pasi më ka mbështetur shumë gjithmonë. Jemi në formë të mirë dhe me moralin e duhur për të fituar edhe sfidën e tretë ndaj Kosovës”, – tha Klesta Ago në prononcimin e saj për Fshf.org pas ndeshjes.

Protagoniste absolute ishte edhe mesfushorja Rosela Vasa, e cila së bashku me Era Methoxhën dhe Ornela Brahaj në mesin e fushës kanë ndërtuar vazhdimisht aksione ofensive dhe kanë qenë vendimtare edhe në fazën mbrojtëse. Vasa, e cila gjithashtu realizoi një tregolësh në sfidën e sotme, shprehet se fitorja ishte më e rëndësishme se gjithçka tjetër, teksa kërkon që fokusi të kthehet nga sfida e tretë me Kosovën.

“Jam shumë e lumtur për këtë fitore, ishte një ndeshje shumë e bukur kjo ndaj Moldavisë. Bëmë një paraqitje shumë të mirë si grup dhe e merituam. Pas sfidës së parë me Maqedoninë e Veriut kemi punuar shumë për të korrigjuar gabimet. Kishim shumë besim se do të merrnim tre pikët ndaj Moldavisë.

Golat? Ishte kënaqësi shumë e madhe të ndihmoja ekipin duke shënuar tre gola, por sigurisht gjëja që ka më shumë rëndësi është fitorja mbi të gjitha. Ndeshja me Kosovën është shumë e rëndësishme dhe do të përgatitemi sa më mirë që të marrim tre pikët”, – tha Rosela Vasa për Fshf.org.

Edhe zv.trajnerja e Kombëtares U-17 të vajzave, Matilda Çaushi, shpreson që kjo fitore të jetë e vlefshme edhe në aspektin e moralit në prag të ndeshje së tretë me grupit, që do të përcaktojë edhe renditjen përfundimtare të grupit në kualifikueset e Europianit.

“Më vjen mirë që ishte edhe një fitore për moralin, gocat kanë bërë lojë shumë të mirë, kanë realizuar me përpikmëri çdo kërkesë të stafit teknik. Uroj që kjo ndeshje të sjellë edhe më shumë optimizëm për ndeshjen që kemi përpara ndaj Kosovës, që është një rival shumë i vështirë dhe ne urojmë që në sfidën e tretë të japim maksimumin dhe të luajmë akoma më mirë se sot”, – deklaroi Matilda Çaushi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...