Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Triumfi me “tris” ngjit Shkupin në krye! Bie Struga, vetëm 1 pikë për Shkëndijën

Fiton Shkupi, humbet Struga kampione, ndërkohë që Shkëndija merr vetëm një pikë në javën e 12-të të kampionatit të Maqedonisë së Veriut.

Shkupi mposhti 3-0 Rabotnickin falë golave të Queven (2x) dhe Kukës. Me skuadrën kryeqytetase që ndan kreun me Shkëndijën me nga 25 pikë.

Kampionët dolën pa pikë nga transferta me Gostivarin, duel që e humbën 2-1. Kehinde dhe Potuk kaluan vendasit në avantazh të dyfishtë në pjesën e parë.

Afrikani Compaore rihapi ndeshjen pas një ore lojë, por Struga nuk arriti dot te goli i barazimit. Teksa e mbylli takimin me dhjetë lojtarë.

Lexo edhe: 

Skuadra e Shpëtim Duros renditet në vendin e tretë me 21 pikë, por ka zhvilluar një sfidë më pak se kryesuesit e Shkupit dhe Shkëndijës.

Kuqezinjtë nga Tetova nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 përballë Voska Sport, duke regjistruar ndeshjen e tretë radhazi pa fitore mes kampionatit dhe Kupës.

Bajrami kaloi në avantazh ekipin nga Ohri sapo filloi pjesa e dytë, ndërkohë që Shkëndija barazoi me anë të Shalës në minutën e 74’.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...