Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Triumfon ndaj Troyes, Marseille ngjitet në vendin e dytë

Marselle merr vendin e dytë të Ligue 1, pasi mundi në përballjen e javës së 31-të Troyes me rezultatin 3-1. Në një ndeshje të dominuar nga të besuarit e Igor Tudor, ndeshja nisi në mënyrën më të mirë të mundshme me golin e Vitinha që në të 2-ën minutë. Më pas loja ishte krejtësisht në duart e Marselle, që pati shumë mundësi, por goli i dytë u realizua vetëm 5 minuta para fundit të pjesës së parë nga Under.

Në pjesën e dytë Vitinha shënoi dhe të dytin personal e të tretin për vendasit. Marsella pati mundësinë për të shënuar sërish, por nuk i shfrytëzoi mundësitë që iu ofruan. Në kohën shtesë, Mama Balde shënoi për miqtë, por që kishte vetëm vlerë statistikore.

Lexo edhe:

Pas këtij suksesi, Marsella parakalon Lens dhe bëhet forcë e dytë e kampionatit me 64 pikë, 8 më pak se PSG që është shkëputur në krye. Toyes në anën tjetër mbetet në zonën e rënies menjë diferencë prej 10 pikësh me zonën e shpëtimit, duke e bërë një mision gati të pamundur qëndrimin në elitën e futbollit francez sezonin e ardhshëm.

 

 

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...