Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Triumph” shfaqet në Prizren, nuk mungon as Lorik Cana

Në kuadër të DokuFest, që po mbahet në qytetin e Prizrenit, është dhënë premiera e dokumentarit “Triumph”, i cili në qendër të tij ka lojtarët e kombëtares shqiptare dhe rrugëtimin e tyre në Kampionatin Europian 2016, të gërshetuar së bashku me historinë dhe kulturën shqiptare.

Dhjetëra adhurues të filmit, por edhe të sportit janë bërë së bashku në ambientin e hapur në “Kino Lumbardhi” për të parë premierën kombëtare të dokumentarit “Triumph”.

Filmi në fokusin e tij ka lojtarët e kombëtares, shumica e të cilëve janë fëmijë të emigrantëve të cilët kanë lënë Kosovën si pasojë e luftës që ka ndodhur, apo kanë lënë Shqipërinë si pasoje e varfërisë dhe sistemit komunistë të atëhershëm. Të rritur në vende të tjera, ka qenë Shqipëria dhe fanellat kuq e zi që i kanë bërë së bashku këta shqiptarë.

Pikërisht kjo histori dhe bashkimi i këtyre të rinjve ka nxitur edhe regjisorët Kreshnik Jonuzi dhe Luftar Van Rama që të bëjnë një dokumentar për kombëtaren.

Më 14 tetor në vitin 2014, Shqipëria dhe Serbia u përballën në stadiumin e Partizanit në Beograd. Pikërisht kjo ndeshje shënon edhe kulminacionin e dokumentarit. Në këtë ndeshje nuk u lejua që të merrnin pjese tifozët shqiptarë ndërsa ata serb brohorisnin “Vritni, vritni, shqiptarët” dhe “Kosova është Serbi”.

Gjatë ndeshjes pati incidente të shumta por kulmi arriti kur në stacion përmes dronit u valëvit flamuri i Shqipërisë etnike i cili kishte në njërën anë fotografinë e Ismail Qemailit e në tjetrën atë të Isa Boletinit, ndërsa poshtë shkruhej “Autoktonë”. Mjaftoi kjo për të nxitur akoma më shumë situatën në stadium ku me pas tifozët sulmuan edhe lojtarët shqiptarë.

Por, përveç kësaj pjese, çdo gjë brenda dokumentarit për 88 minuta, sa edhe zgjatë ai, të bënë që të mos i ndash sytë nga ekrani. Kjo ndodh pasi që dokumentari përveç që tregon atë që ka ndodhur gjatë ndeshjeve, shfaqë edhe emocionet dhe mendimet e lojtarëve. Ai shfaq shakat e tyre gjatë udhëtimeve, luftën e tyre në fushë për të arritur fitoren, dashurinë që kanë për njëri-tjetrin por edhe historitë e tyre personale që u bënë pjesë e këtij rrugëtimi.

Filmi sjellë histori të ndryshme duke prekur aspektet kulturore, politike dhe historike. Sipas Kreshnik Jonuzit, filmi po ashtu tregon sesi shqiptarët arrijnë diçka që para 20 vite as që kanë pasur mundësi ta imagjinonin dhe pikërisht kjo sipas tij duhet që të jetë një shtytje përpara që të punojmë edhe më shumë që pas 20 viteve të arrijmë akoma më shumë.

Filmi “Triumph” është shfaqur edhe në Varshavë, Dallas, Berlin, e vende të tjera mirëpo sipas regjisorit Luftar Von Rama, këtij filmi i kishte munguar një premierë në trojet shqiptare.

Në “Triumph” bëjnë pjesë personazhe si Lorik Cana, Gianni DeBiasi, Paolo Tramezzanni, Shkëlzen Gashi, Blendi Fevziu, Dritan Shakohoxha, e të tjerë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...