Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Trofeu i Kupës, sa shumë i kërkuar si në Korçë dhe në Laç

Me vendin e katërt të siguruar nga Laçi tashmë Kupa e Shqipërisë është çështje që u përket vetëm kurbinasve dhe Skënderbeut. Të dielën, në “Elbasan Arena”, kompeticioni i dytë në futbollin shqiptar do të ulë siparin e këtij edicioni, në një përballje që, ndryshe nga vjet, u intereson drejtpërsëdrejti vetëm dy finalistëve. Në Korçë kërkojnë të shkruajnë historinë, pasi kurrë më parë Skënderbeu nuk ka bërë “double” brenda një sezoni.

Në kampionat, bardhekuqtë kanë qenë të pamëshirshëm dhe për asnjë moment nuk e kanë diskutuar titullin kampion. Në Europë bënë historinë me kalimin e 4 tureve eliminatore dhe pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Europa League, aty ku arritën të grumbullonin edhe 5 pikë me paraqitje fantastike. Laçi niset inferior në këtë duel, por ndoshta dëshira është më e madhe te kurbinasit për të triumfuar. Një skuadër e mbushur me të rinj dhe lojtarë pa eksperiencë ndoshta finalja vjen në momentin e duhur për formacionin e Gentian Mezanit, që kërkon të lërë gjurmë këtë sezon, dhe ngritja e trofeut do të ishte mënyra perfekte.

Nuk ka diskutim që lojtarët e të dyja skuadrave e dëshirojnë në palmaresin e tyre këtë kupë, por më shumë se kushdo e duan trajnerët dhe presidentët. Për Ilir Dajën Kupa është një sfidë, pasi edhe ai nuk e ka fituar më parë dy trofe njëherazi, për më tepër që një sukses i tillë do ta vendoste emrin e tij në piedestalin e trajnimit në Shqipëri. Edhe pse i ri në moshë dhe në karrierë, të njëjtën ambicie ka edhe Gentian Mezani, që debutimin në elitë si trajner kërkon ta bëjë me mënyrën e duhur. Një kupë që do t’i ngrejë akoma më shumë vlerat e tij, edhe pse tashmë ka fituar simpatinë e të gjithëve.

Ç’mund të thuash për presidentët! Ardjan Takaj ndoshta në vitin më të vështirë, por jo në fushë, jashtë saj, kërkon të fitojë gjithçka. Kampionati dhe “Këpuca e Artë” janë pronë e korçarëve, Kupa është objektivi i radhës për t’u përqendruar më pas te beteja me UEFA-n. Nëse për Skënderbeun problemet kanë qenë jashtë fushës, për Laçin vështirësitë e dy sezoneve të fundit kanë qenë të mëdha.

Presidenti Laska ka vuajtur jo pak, edicionin e kaluar siguroi mbijetesën mes vështirësive, ndërkohë që këtë sezon arriti maksimumin e mundshëm, pjesëmarrjen në Europë me një skuadër që në letër është më e dobët sesa shumë rivalë të kampionatit. Triumfi në Kupë do të jetë një personale edhe për të, pasi do të ishte i 3-ti në historinë e Laçit, që korrenspondon me vitet e menaxhimit të tij. Skënderbeu – Laçi, një finale që ia vlen të mbyllë këtë edicion.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...