Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Trofeu i “Tour de France”, vidhet në ekspozitë

Trofeu i fituar nga Geraint Thomas në Turin e Francës së këtij viti është grabitur. Lajmi u konfirmua nga vet skuadra e tij “Team Sky”, nëpërmjet një komunikate për shtyp në faqen e tij të internetit.

Trofeu u ekspozua në “Cycle Show” të mbajtur në Birmingham, së bashku me trofetë e Xhiros së Italisë 2018 dhe Turit të Spanjës të vitit 2017.

Në komunikatë, “Team Sky” theksonte se policia u njoftua për këtë grabitje, me këtë të fundit që nisi hetimet në kërkim të trofeut të “Grand Boucle” të këtij viti. Vetë Geraint Thomas ka reaguar pas kësaj ngjarjeje, duke theksuar se është një episod aspak i këndshëm.

“Trofeu ka një vlerë të kufizuar, por një domethënie të madhe për mua dhe skuadrën”, deklaroi Thomas. “Shpresoj që grabitësi ta rikthejë. Trofeu është i rëndësishëm, por ato që kanë më shumë rëndësi janë kujtimet e kësaj vere të pabesueshme dhe ato askush nuk mund t’i grabisë”, shtoi më tej ai.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...