Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Troisi: Bëmë gabime foshnjërake, s’mund të flas për objektiva

Trajneri i Flamurtarit, Marcelo Troisi, deklaroi pas ndeshjes se humbur ndaj Laçit se skuadra e tij kishte bërë gabime foshnjërake. Braziliani e ka të qartë se kuqezinjtë janë drejt Kategorisë së Parë.

“Realisht e nisëm ndeshjen shumë keq. Bëmë lëvizje foshnjarake prapa, në mbrojtje. Gjatë javës punoj shumë për mbrojtjen, por nuk kam shumë lojtarë. Ka lojtarë që mungojnë për arsye familjare ose fizike. E di që ishte shumë e vështirë, bëmë një ndeshje shumë të keqe në fillim. Pas 2-0, filloi pjesa e dytë dhe nuk ditëm ta menaxhonim mirë superioritetin numerik, duke pësuar edhe të tretin.”

Mungesa e tifozëve: Është disi e ndërlikur, pasi ndikon edhe fakti që ekipi është në vendin e fundit dhe tifozët nuk afrohen.

Situata e klubit: Ne do të bëjmë të pamundurën të marrim maksimumin e pikëve, që të kalojmë Luftëtarin. Për vitin e ardhshëm nuk mund të flas për një objektiv. E di që është e vështirë, por kemi disa shanse dhe do të përpiqemi. Unë do të përpiqem të marr sa më shumë pikë.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...