Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Troisi: Kam punuar shumë me sulmin, për të ardhmen pres vendimin e presidentit

Trajneri i Flamurtarit Marcelo Troisi, në intervistën e dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, u shfaq mjaft i kënaqur për paraqitjen e të tijve dhe mbi të gjitha për fitoren e thellë 6-1 ndaj Luftëtarit.

“Kam punuar këtë javë goxha mirë me sulmin përpara. Në të gjitha ndeshjet kemi punuar fort, madje edhe me Partiznain, por nuk patëm fat të shënonim. Edhe sot besova që ekipi mund të shkonte shumë mirë dhe për fat ia dolëm të shënojmë 6 gola”, u shpreh trajneri.

Me Flamurtarin në Kategorinë e Parë, e ardhmja e trajnerit brazilian duket e paqartë, pasi siç shprehet edhe ai vetë, Administratori Sinan Idrizi nuk i ka dhënë garanci për sezonin e ardhshëm dhe se gjithçka pritet të vendoset në fund të sezonit.

“Nuk e di akoma. Nuk mund të jap akoma përgjigje, pasi presidenti nuk ka vendosur akoma. Është një vendim që i përket presidentit. Do të jap gjithçka për skuadrën deri në fund të sezonit dhe më pas të shohim”, tha Troisi.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...