Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Troisi: Zhvilluam një ndeshje të mirë, por nuk i kuptova vendimet e arbitrit

Flamurtari vijon të respektojë kampionatin dhe të japë maksimumin në çdo ndeshje, ndërsa sot u mposht vetëm në sekondat e fundit ndaj Bylisit, me rezultatin final 2-3.

Megjithatë në Vlorë nuk munguan polemikat, për një sërë vendimesh të dyshimta të arbitrit kryesor Blerim Ziri, ndërsa kulmi arriti kur ky i fundit akordoi 5 minuta shtesë, por la lojën të luhej deri në minutën e 97’, kur edhe Bylisi shënoi.

Një humbje e dhimbshme në minutat e fundit të ndeshjes, e cila shkaktoi edhe nervozizëm…
Është një ndeshje jo normale, por më vjen keq pasi djemtë luajtën shumë mirë dhe na penalizoi arbitri. Dha 5 minuta shtesë, por e la lojën të luhej për 8 minuta, deri sa shënoi Bylisi. Pashë edhe rastin e penalltisë në televizor dhe qartazi nuk kishte faull. Nuk e kuptova sjelljen e tij, duke dhënë kartonë të verdhë dhe faulle të paqenë.

Mos ndoshta kjo ndodh pasi Flamurtarin e shikojnë si të rënë tashmë në Kategorinë e Parë?
Nuk e di çfarë të them për arbitrat, por unë punoj çdo ditë për të përmirësuar skuadrën dhe për të bërë një lojë sa më të mirë. Kemi luajtur mirë dhe kjo është ajo që ka rëndësi për mua.

A mund të ruhet ky ekip edhe për sezonin e ardhshëm dhe a mund të rikthehet menjëherë në Superiore?
Nuk e di akoma, pasi do të presim edhe këto 3-4 ndeshje, para se të flas me presidentin. Flamurtari është një emër shumë i madh në futbollin shqiptar dhe mendoj se duhet të rikthehet sa më shpejt në Superiore.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...