Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Tronditëse, Iker Casillas pëson sulm në zemër

Lajm tronditës për ish-porterin e Realit të Madridit dhe të përfaqësueses së Spanjës, Iker Casillas, aktualisht pjesë e Portos në Portugali.

Sipas informacionet që vijnë nga mediet luzitane, 37-vjeçari është shtruar me urgjencë në një spital të qytetit Oporto, për shkak të një ataku kardiak.

Klubi i Portos e konfirmoi lajmin e tmerrshëm për TVI, ku sqaronte se gjendja e spanjollit është e qëndrueshme dhe po shkon drejt përmirësimit. Casillas ka ndier shqetësime në zemër gjatë seancës stërvitore të paradites dhe është transportuar menjëherë në spital, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

“Iker ka pësuar një infarkt të miokardit gjatë stërvitjes në mëngjes. Stërvitja u ndërpre menjëherë për t’i ardhur në ndihmë portierit, i cili në këto momente ndodhte në spitalin e CUF të Oportos. Është mirë dhe gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar. Problemi kardiak është zgjidhur”, shkruhet në njoftimin e klubi portugez.

Pavarësisht relativizimit të situatës nga Porto, është e qartë që portieri i famshëm spanjoll e ka mbyllur sezonin, ndoshta edhe karrierën.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...