Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Tronditëse, ndahet nga jeta talenti i Atletico Madrid!

Lajm tronditës për futbollin spanjoll dhe të gjithë botën e futbollit. Në moshën 14-vjeçare ka ndërruar jetë futbollisti i një prej skuadrave të moshave të Atletico Madrid Christian Minchola Sanchez. Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes, por ky është një lajm vërtetë i rëndë, i publikuar nga Atletico Madrid në faqen zyrtare. 14-vjeçari i talentuar lunate për skuadrën e të rinjëve të Los Colchoneros Infantil C.

Të gjithë kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen e 14-vjeçarit të cilët duhet të kalojnë një moment shumë të vështirë në jetët e tyre. “Ne jemi të tronditur nga lajmi i trishtuar i vdekjes së lojtarit tonë dhe ndjejmë thellësisht keqardhje për humbjen e tij. Atlético Madrid dhe e gjithë familja jonë do të jenë pranë familjes dhe miqve të Kristianit në këto momente dhimbjeje.”, u shpreh presidenti i Atleticos, Enrique Cerezo.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...