Stefan Lainer është pjesë e M’Gladbach prej verës së vitit 2019, kur u transferua nga Salzburgu tek ekipi i Bundesligës për 13 milionë euro.
Anësori i djathtë, i cili është pjesë e kombëtares së Austrisë (38 ndeshje dhe 2 gola), është diagnostikuar me sëmundje të keqe në nyjet limfatike.
30-vjeçari ka marrë lajmin tronditës gjatë analizave mjekësore. Dhe do i duhet të qëndrojë disa muaj jashtë fushave.
Lexo edhe:
- Futbollistët më të paguar/ Vitet ikin, CR7 nuk bie nga “froni”
- VIDEO/ Dygolësh, asist dhe rekord i veçantë! Messi shkëlqen me Interin
- Blerja më e shtrenjtë në histori, Atalanta bën goditjen e madhe në sulm
- Zyrtare/ Pa skuadër prej 2.5 vitesh, nigeriani firmos me Kukësin
Lainer do të nisë terapi intensive. Për fatin e mirë, mjekët e klubit gjerman theksuan se sëmundja është zbuluar shumë herët. Dhe lojtari pritet të kalojë me sukses momentin e vështirë.
“Ne do të bëjmë gjithçka për të siguruar që Stefan të marrë trajtimin më të mirë të mundshëm mjekësor.
I urojmë atij dhe familjes së tij shumë forcë dhe optimizëm në luftën kundër kësaj sëmundjeje”, tha Roland Virkus, drejtori sportiv i M’Gladbach.
