Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Tronditet Skënderbeu, KAS rrëzon kërkesën e korçarëve

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë KAS, ka lënë në fuqi vendimin e komisionit të Disiplinës dhe atij të Apelit në UEFA, duke hedhur poshtë kërkesen urgjente të Skënderbeut për të marrë pjesë në këtë edicion të Uefa Champions League. Vendin e korçarëve në këtë kompeticion do ta marrë Kukësi, ndërsa Partizani do të marrë pjesë në turin e parë kualifikues të Champions League. Për momentin mbetet në fuqi dënimi 10-vjeçar dhe 1 miljonë euro gjobë që komisioni i Disiplinës në UEFA i ka dhënë Skënderbeut . Megjithatë çështja e klubit korçar do të gjykohet me detaje nga KAS gjatë muajve në vazhdim, me gjykatën e arbitrazhit sportiv që do të japë një vendim përfundimtar pas disa muajsh. Merr fund në mënyrën më të keqe ëndrra e kampionëve të Shqipërisë për të luajtur në kualifikueset e Champions League. Nëse Skënderbeu do të fitojë çështjen në KAS pas disa muajsh atëherë UEFA do të duhet të dëmshpërblejë klubin korçar me të njëjtën vlerë monetare që arkëton fituesja e Champions League.

VENDIMI

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (KAS) ka hedhur poshtë një kërkesë për masa të përkohshme depozituar nga Skënderbeu, ku kërkohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit lëshuar nga Trupa e Apelit në UEFA më 26 prill 2018.

Më 29 mars 2019 Komisioni Disiplinës, Kontrollit dhe Etikës në UEFA doli në përfundimit se Skënderbeu ishte fajtor për aktivitete të ndryshme të trukimit të ndeshjeve dhe lëshoi një vendim në bazë të së cilit klubi shqiptar përjashtohej për 10 vite nga kupat e Europës dhe duhej të paguante 1 milion euro gjobë. Skënderbeu e apeloi këtë vendim, por Komisioni i Apelit e la në fuqi dënimin.

Më 14 maj 2018 Skënderbeu dorëzoi në KAS një apel kundër vendimit të UEFA-s, së bashku me kërkesën për pezullimin e ekzekutimit të vendimit, por kjo kërkesë është hedhur poshtë sot.

Procedura e arbitrazhit është ende në proces e sipër, me shkëmbimin e kërkesave me shkrim. Një datë për seancën dëgjimore nuk është vendosur ende.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...