Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Tronditet Tirana, afrimi i bujshëm i janarit dëmtohet rëndë

Kristal Abazaj
Kristal Abazaj

Tronditet Tirana në ditën e fundit të merkatos. Afrimi më i bujshëm në merkaton e janarit, Kristal Abazaj është dëmtuar rëndë. Lajmin e konfirmojnë burime për SuperSport, që thonë se sulmuesi anësor ka çarë meniskun.

Dëmtimi i rëndë ka detyruar 26-vjeçarin të udhëtojë me urgjencë drejt Kroacisë, për një mjekim më të specializuar, teksa në ditët e ardhshme do të mësohet më shumë për kohën e rikuperimit.

Gjithsesi referuar rasteve të ngjashme, parashikimet janë që Abazaj të qëndrojë minimalisht një muaj larg fushave të futbollit, duke komplikuar jo pak planet e bardhebluve.

Abazaj u prezantua te Tirana më 22 janar të këtij viti, kur edhe firmosi një kontratë 1.5-vjeçare, por u dëmtua në debutim, në sfidën ndaj Kukësit dy ditë më parë.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...