Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Trukimet në Spanjë, i del emri edhe sulmuesit të Lazios

Lazio: Ciro Immobile – 55 milionë euro, 18% e vlerës së skuadrës

Zbulohen detaje të tjera nga hetimet rreth skandalit të trukimeve në Spanjë, ku protagonistë të fiksimit të rezultateve kanë qenë emra të njohur si Raul Bravo apo Carlos Aranda.

Sipas medieve spanjolle, të përfshirë në këtë skandal rezultojnë edhe sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile dhe klubi i Frosinones.

Emri i Immobiles mësohet të jetë përmendur nga Mattia Mariotti, që i është dedikuar basteve ilegale. Gjatë bisedës Mariotti i shpjegon Arandas që njeh një person, që mund të telefonojë mikun e tij me flokë të gjatë, i cili ka një agjenci ilegale bastesh ku si klient kishte edhe Immobilen.

“Edhe Immobile i Lazios luan me të, është klient i tij, sulmues,” i thotë Mariotti Arandas. Personi në fjalë, të cilit i referoit Mariotti, mësohet se ka patur kontakte edhe me disa futbollistë të Frosinones.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...