Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Trukuan ndeshjet, përjashtohen përgjithmonë katër klube të Afrikës së Jugut

Katër klube në Kategorinë e Katërt të Afrikës së Jugut janë përjashtuar nga pjesëmarrja në çdo kompeticion, pasi kanë trukuar ndeshje, të cilat përfunduan me rezultatet 33-1 dhe 59-1.

Matiyasi FC, Shivulani Dangerous Tigers, Kotoko Happy Boys dhe Nsami Mighty Birds u shpallën fajtorë dhe si pasojë u përjashtuan përgjithmonë me akuzat se kishin kombinuar disa ndeshje.

Tigrat dhe Matiyasi, që luftojnë për t’u ngjitur në kategorinë e tretë, kanë arritur dy fitore të pabesueshme, të cilat padyshim kanë tërhequr vëmendjen e Federatës.

Tigrat fitoi 33-1 ndaj Kotoko Happy Boys, ndërsa Matyasi mposhti Mighty Birds me rezultatin 59-1.
Rezultate që nuk janë të zakonshme në skenën e futbollit dhe që i kanë lënë vendin një hetimi që më pas rezultoi në fshirjen e katër skuadrave nga hartat e futbollit të Afrikës së Jugut raporton “BBC Sport Africa”.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...