Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

“Trupi nuk ma lejon”, Nadal tërhiqet nga një tjetër turne

Rafael Nadal është në një periudhë shumë delikate të karrierës me tenistin spanjoll që deklaroi së fundmi se nuk mund të marrë pjesë në turneun e Monte-Carlos që zhvillohet nga data shtatë deri më 14 prill. 37-vjeçari, theksoi se trupi nuk e lejon të marrë pjesë në turne ndërsa shtoi se për të është shumë e vështirë të mos ketë mundësinë të luajë.

“Përshëndetje të gjithëve, këto janë shumë kohë të vështira për mua sa i takon aspektit sportiv. Për fat të keq më duhet t’ju lajmëroj se nuk do të marrë pjesë në Monte-Carlo, trupi im nuk më lejon të luajë. Edhe pse po punoj shumë dhe po bëj të pamundurën për të luajtur dhe të konkurroj në nivele të larta, e vërteta është se për momentin nuk mund të luaj.

Lexo edhe:

Nuk e keni idenë se sa e vështirë është kjo për mua. Por, e vetmja gjë që mund të bëj është të pranoj realitetin dhe të shoh me entuziazëm nga e ardhmja, me dëshirën se gjërat mund të përmirësohen. Ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen”, shkruan Nadal në rrjetet sociale.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....