Futboll

Tryeza për Reformën në Sport, Duka: Koha për një reformë të thellë ligjore

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i shoqëruar nga Sekretari Përgjithshëm Ilir Shulku, mori pjesë në tryezën e konsultimit “Lufta kundër dhunës në sport. Ndryshimet në Kodin Penal”. Në këtë tryezë të organizuar nga Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, morën pjesë drejtuesit e të gjithë federatave sportive dhe u diskutua në lidhje me ndryshimet që kërkohen të bëhen në Kodin Penal për të luftuar dhunën në sport.

Ministrja Shahini dhe Zv. Ministri Konstandin Shkurti u ndalën të theksojnë në fjalën e tyre se dhuna e shfaqur në sport në Shqipëri është tentuar të luftohet nga vetë Federatat sportive por masat që kanë marrë këto Federata kanë qenë të pamjaftueshme dhe nuk kanë arritur ti japin përfundimisht fund dhunës. “Ka ardhur momentin që të ndërmarrim ndryshime dhe masa më strikte për adresimin e këtij fenomeni.

Në këtë kuadër, për parandalimin e dhunës në sport, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme kanë ngritur një grup pune dhe kanë hartuar disa ndryshime në Kodin Penal”. Përfaqësuesit e Federatave të pranishme në këtë tryezë nënvizuan rëndësinë që ndryshimet mos të ngelen vetëm te Kodi Penal, por ti kushtohet një debat i madh ndryshime ligjore që kanë të bëjnë me aspektin financiar, duke parë vështirësitë që ka sot sporti në Shqipëri.

Presidenti Duka falënderoi Ministren Shahini per organizimin e tryezës konsultative dhe vëmendjen ndaj sportit.

“Më vjen mirë që jemi mbledhur në këtë tryezë për të folur për minimizimin e akteve të dhunës në sport. Unë nuk besoj se ne këtu jemi ekspert që mund të bëjmë një diskutim mbi nivelet që duhet ndërhyrë në Kodin Penal për të ndihmuar eliminimin e fenomeneve të dhunës. Nuk mund të kundërshtoj asnjë qëndrim të kolegeve të mi. Niveli i ekspertëve që i ka hartuar ka parashikuar disa masa që të përfshihen në Kodin Penal.

Duhet të ketë një saktësim, që të mos ngatërrohet kundërvajtja penale për spektatorët me pjesën sportive, Kodi Penal në asnjë rast nuk duhet të ndërhyjë në drejtësinë sportive. Do doja që të ketë përcaktime më të qarta, që të ketë sa më pak subjektivizëm. Vëmendja e Qeverisë dhe e politikës ndaj sportit nga viti 1990 e deri më sot nuk ka qenë kurrë në lartësinë e duhur, nuk kemi qenë kurrë në qendër të vëmendjes dhe vazhdojmë të jemi në të njëjtën qasje dhe sot.

Mënyra sesi Shqipëria do ta drejtojë sportin, nëpërmjet një ministrie që ka brenda Arsimin, Rininë dhe Sportin, më duket e vështirë. Me vetëm një zëvendës ministër që nuk ka një aparat nuk besoj se mund të prodhojmë shumë. Një zëvendës ministër nuk mund të prodhojë as strategji për futbollin dhe as projekt ligje, kjo për faktin se nuk ka një administratë dhe nuk ka një buxhet të dedikuar. Shqipëria duhet të ketë patjetër një institucion i cili përgjigjet vetëm për sportin, gjithmonë nëse Shqipëria e ka në synim të ketë sport në këtë vend.

Nëse e konsiderojmë sportin të rëndësishëm duhet të ndryshojmë qasje. Ka ardhur momenti që asnjë sport të mos vijë në dyert e Ministrisë për të kërkuar lëmoshe, por të ndërtojmë një paketë ligjore që ti bëj këto sporte të zhvilluara, të kenë mundësi të mbajnë veten. Realisht kam dyshime nëse e sigurojnë mbijetesën, luftojnë shumë që të mbijetojnë. Duhet një reformë e thellë ligjore. Ne kemi bërë një draft me propozimet tona për të ndërhyrë në disa ligje gjatë tryezës që zhvilluam me Kryeministrin Rama.

Nëse nuk bëhet këto ndryshime në Ligjin për Sportin, Ligjin për Sponsorizimet, Ligjin për të ardhurat personale, Ligjin për TVSH-në dhe nxitjen e investimeve në sport. Ne nuk kemi një strategji të qeverisë shqiptare sesa Pallate Sporti do të ndërtohet në këtë vend në pesë vitet e ardhshme, sa palestra për peshëngritje apo mundje e fusha futbolli.

Sot në Tiranë luajnë futboll 8 mijë fëmijë. 50 fëmijë është standardi për të luajtur në një fushë, do të thotë që Tirana duhet të ketë 160 fusha futbolli. Kjo tregon situatën ku jemi sot. Eliminimi i dhunës është shumë i rëndësishëm, por janë po ashtu shumë të rëndësishme edhe këto të tjerat për të pasur sport, për të pasur federata, për të pasur klube. Duhet të ndërtojmë një infrastrukturë ligjore që të zhvillohen, të rriten, dhe jo të kërkojnë lëmoshë.

Për tu rikthyer ke futbolli, sporti që unë përfaqësoj sot në këtë tryezë, duhet të them se futbolli është një industri e fuqishme. Një industri që ka dhënë rezultate jo të këqija kohët e fundit, por që mund të shkojë akoma më përpara dhe ndryshime ligjore që ne kërkojmë nuk janë ndryshime për ti falur futbollit. Këto janë ndryshime ligjore ku Qeveria investon për të fituar nga futbolli si industri.

Nëse investohet në futboll, ato para rimerren. Nuk janë para të investuara dhe të falura. Sot nuk kemi klube të mirorganizuara, nuk jemi me një bazë ligjore të fortë. Kjo është arsyeja pse duhen bërë të gjithë ato ndryshimet që unë kam renditur më lart. Besoj se të njëjtën gjë mendojnë edhe kolegët e mi sot në këtë sallë. Duke pasur këtu Ministren Shahini duam që ta kërkoni fort këtë ndryshim në Qeveri.

Ne duam më shumë vëmendje, ne kërkojmë një institucion të dedikuar për sportin që të ketë strategji të qarta për sportin. Nëse do të ishte një institucion që ka objektiva të qarta për sportin, gjithkush do të dinte se çfarë do të bëhej. Një nga ligjet që do ta ndihmonte më shumë sportin është Ligji për Sponsorizimet. Unë kam pasur një takim me Ministren e Financave pak ditë më parë, dhe më  vjen keq të them se nuk shoh asnjë mundësi që ai propozim që ne kemi bërë të pranohet. Ju duke qenë nga Kosova, na sillni vetëm Ligjin e Sponsorizimit që aplikohet në Kosovë, asgjë më tepër”.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency