Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Tsimikas rrezikon 8 javë jashtë fushë së blertë, Saka kërkon falje për ndërhyrjen e gabuar   

Barazimin 1-1 me Arsenal-in rezultoi fatal për trajnerin Jurgen Klopp, i cili humbi një nga lojtarët e tij më të rëndësishëm.

Ndërhyrja e Bukayo Saka ndaj Kostantinos Tsimikas, që përfundoi edhe më rrëzimin në tokë edhe  të teknikut gjerman, solli pasoja të rënda për mbrojtësin e “The Reds”.

Lexoni edhe:

Lojtari i Liverpool u dëmtua në minutën e 35’, ndërsa pësoi një thyerje të klavikulës, dëmtim që do ta mbajë jashtë fushës së blertë për të paktën 6 deri në 8 javë.

Pasi ka marrë vesh këtë lajm, sulmuesi i Arsenal ka kërkuar falje: “Kam dëgjuar që Tsimikas ka shkuar në spital dhe padyshim dua t’i kërkoj falje. Nuk ishte qëllimi im. Për mua ishte 50/50 dhe shkova krah për krah me të. Ai duhet të ketë pasur një rënie e keqe. Unë nuk e kam pare, nuk mendoja se ishte faull”.

Tsimikas është i teti në listën e lëndimeve të Liverpool-it, duke iu bashkuar Alexis Mac Allister, Andy Robertson, Stefan Bajcetic, Joel Matip, Diogo Jota, Thiago Alcantara dhe Ben Doak dhe njëkohësisht duke e vënë trajnerin Jurgen Klopp në një situatë të vështirë, ndërsa është seriozisht në garë për titullin e Premier League.

Lajme të tjera

Kombëtare

Trajneri Sylvinho analizoi barazimin 2-2 të Shqipërisë përballë Kroacisë në Hamburg, ku preku disa tema të ndryshme. “Mendoj se zhvilluam një ndeshje shumë të...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Futboll

Kapiteni i kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi, ka pasur këtë të hënë, përpara seancës së dytë stërvitore në Atlanta të “Albicelestes”, e cila po...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...