Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Tsitsipas nuk ndalet, pas Federerit eliminon edhe Bautista-Agut

Vazhdon përralla e Stefanos Tsitsipas në Australian Open. Pasi eliminoi krejt papritur një legjendë si Roger Federer, talenti grek i tenisit mposhti në fazën çerekfinale të turneut edhe Roberto Bautista-Agut me rezultatin 3-1 (7-5, 4-6, 6-4, 7-6). 20-vjeçari kualifikohet për herë të parë në karrierë në gjysmëfinale të një grand slami. Madje ai bëhet tenisti më i ri që arrin në këtë fazë që nga viti 2003 (Andy Roddick).

Në tenis një rregull i pashkruar thotë së prova më e vështirë për autorët e surprizave të mëdha është në ndeshjen pasardhëse. Tsitsipas e kaloi me shumë sukses këtë provë, duke treguar se eliminimi i Federerit nuk ishte thjesht rastësi.

Tenisti grek tashmë pret të njohë pas disa orësh kundërshtarin e gjysmëfinales, që do të dalë në çifti Tiafoe-Nadal.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...