Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Tsitsipas triumfon në Mastersin e Montecarlos!

MONTE-CARLO, MONACO - APRIL 18: Stefanos Tsitsipas of Greece celebrates winning match point during the Men's Final match with Andrey Rublev of Russia on day eight of the Rolex Monte-Carlo Masters at Monte-Carlo Country Club on April 18, 2021 in Monte-Carlo, Monaco. Sporting stadiums around Monaco remain under strict restrictions due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in games being played behind closed doors. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)

Stefanos Tsitsipas u kurorëzua me trofeun e parë Masters në karrierë, teksa mundi në finalen e turneut të Montecarlos tenistin rus Andrey Rublev. Sportisti grek siguroi suksesin më të madh në karrierën e tij 5 vjecare si tenist profesionist, duke triumfuar në Principatë plot katër dekada pas fitores që pati regjistruar në Monte-Carlo Country Club nëna e tij, në vitin e largët 1981, kur në fakt Julia Salnikova fitoi titullin për Bashkimin Sovjetik në kategorinë e të rejave. Ashtu si edhe kundërshtari i tij në këtë finale Andrey Rublev, tenisti helen kishte patur një ecuri mediokre në pjesëmarrjet e tij të mëparshme në Principatë, megjithatë 22-vjecari nga Athina këtë herë përfitoi edhe nga eliminimi i njëpasnjëshëm i emrave të mëdhenj, për të shkuar deri në fund. Që nga triumfi ndaj kanadezit Felix Auger Aliassime në turneun e Marsejës në shkurtin e vitit të kaluar Stefanos Tsitsipas humbi me radhë tre finalet e luajtura në Dubai, Hamburg dhe Acapulco, sidoqoftë në Monte Carlo tenisti grek përfitoi në maksimum edhe nga shorti i lehtë, për të siguruar trofeun e gjashtë ATP në karrierë.

Një javë e mrekullueshme e mbyllur në mënyrë të kuptueshme me një titull plotësisht të merituar, për më tepër e kurorëzuar me pesë fitore, pa humbur qoftë edhe një set të vetëm. Tenisti rus e nisi si favorit takimin përmbyllës të edicionit të 114 të turneut të Montecarlos, falë statistikave të barabarta 3-3 në sfidat ndërmjet tyre, ku përfshihej suksesi i arritur në fazën gjysmëfinale, në fillimin e muajit të kaluar në turneun indoor të Roterdamit, si dhe triumfi në tre sete në finalen e Hamburgut, shtatë muaj më parë po në clay court. Në fushën qendrore, përpara Albertit të Dytë, Princit të Monakosë si dhe bashkëshortes së tij Princeshës Charlene Stefanos Tsitsipas i rrëmbeu shërbimet rivalit të tij që në game-n e dytë të takimit, për të kryesuar shpejt e shpejt me shifrat 3-0. Në vazhdim numri 5 në planet dominoi pjesën më të madhe të shkëmbimeve nga vija fundore, duke e administruar shkëlqyeshëm epërsinë e krijuar. Sportisti ballkanas i cili nuk u përball me asnjë mundësi për break nga Rublev në të gjithë ndeshjen i mbylli llogaritë e setit hapës në vetëm 32’ lojë.

Numri 8 në rruzull, i cili në fazën cerekfinale eliminoi në tre sete 11 herë fituesin në Principatë, “mbretin e fushave me dhe” Rafael Nadal,  kishte fituar radhazi katër turne 500, në Hamburg, Shën Petërsburg, Vjenë dhe Roterdam gjatë tetë muajve të fundit, gjithsesi Stefanos Tsitsipas e dominoi finalen në aspektin taktik nga fillimi në fund. Rublev u shfaq hezitues dhe e përfundoi setin e parë me vetëm katër goditje fituese gjithsej, për më tepër tenisti rus këmbënguli gjatë te backhand-i i tenistit helen, por pa ndonjë rezultat. Përkundrazi tenisti grek u shfaq i sigurtë dhe mori iniciativën. Tsitsipas udhëhoqi vazhdimisht shkëmbimet nga vija fundore e falë edhe përqindjeve shumë të larta në shërbim 22-vjecari nga Athina e influencoi ndjeshëm në aspektin psikologjik kundërshtarin e tij.  Për rrjedhojë Tsitsipas e theu edhe dy herë të tjera në servis rivalin e tij, në game-t tre dhe nëntë për të fituar gjithë takimin me rezultatin 6-3, 6-3 në vetëm 71’.

Këtë herë përvec babait të tij, trajnerit Apostolos Tsitsipas e pranishme ishte edhe nëna e tenistit helen, Julia Apostoli, pasi Stefanos jeton pikërisht në Principatë, sidoqoftë në fund përvec trofeut tradicional 22-vjecari nga Athina mori gjithashtu edhe cekun e majmë prej cerek milioni euro. Kështu tenisti ballkanas siguroi trofeun e parë Masters pas dy finaleve të humbura në Toronto dhe Madrid me Rafën dhe Nolen, ndërsa për Rublev kjo ishte finalja e parë në karrierë, në kategorinë e aktiviteteve Masters 1000. Falë këtij triumfi Tsitsipas kaloi gjithashtu në renditjen e përgjithshme të vitit 2021 edhe vetë tenistin rus. Në renditjen e tenistëve për nga rendimenti, në këto tre muaj e gjysmë të sezonit të ri Stefanos Tsitsipas tashmë kryeson klasifikimin me plot 2540 pikë të grumbulluara në total, vetëm 140 pikë më shumë se sa Andrey Rublev, që me 600 pikët e finales ndjek menjëherë nga shumë pranë dhe me këtë disfatë tenisti moskovit mbetet në kuotën 8 të trofeve ATP të fituar në karrierë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...