Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Tuchel: Bayern pa trofe është një zhgënjim, por ne po i mbyllim këta 15 muaj me kokën lart

Trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel, foli për mediet në prag të ndeshjes së fundit në krye të bavarezëve.

Tekniku gjerman theksoi se nëse do duhej ta përmblidhte sezonin me një fjali do shprehej se është pa trofe, por shtoi se po e mbyll eksperiencën e tij me me kokën lart.

Lexo edhe:

“Nëse do të më duhej ta analizoja sezonin me një fjali, padyshim mund të them se një sezon pa titull me një Bayern që nuk është i kënaqshëm. Natyrisht ka pasur edhe një performancë zhgënjyese në Kupën e Gjermanisë dhe ne marrim përgjegjësinë e plotë për këtë. Ne jemi të dytët në Bundesliga dhe ende po luftojmë për atë vend. Ne patëm gjithashtu një problem të madh dëmtimet gjatë gjithë sezonit. Sezoni i Champions League ishte perfekt deri në minutën e 87-të të ndeshjes në Madrid. Ia vlen t’i hedhim një vështrim të diferencuar sezonit. Ne kurrë nuk do të shmangim përgjegjësitë tona, por ne kemi të drejtë të dalim nga këta 15 muaj me kokën lart”-deklaroi Tuchel.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...