Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Tuchel “djeg” Brojën? E ardhmja e shqiptarit në pikëpyetje të madhe

Shumë skuadra të Premier Leagues po kërkojnë të afrojnë Armando Brojën, megjithatë Chelsea ende nuk ka marrë një vendim për sulmuesin e kombëtares shqiptare, ndonëse tashmë ka filluar numërimi mbrapsht i mbylljes së merkatos së verës.

Shqiptari aktualisht është jashtë skuadrës përgatitore të “bluve” të Londrës për shkak të një dëmtimi dhe e ardhmja e tij tashmë është një shqetësim, kjo për faktin se Thomas Tuchel nuk pranon ta largojë, por njëkohësisht nuk duket as i bindur për ta pasur aktiv në skuadrën e tij.

Armando Broja është një talent i ri i akademisë së Chelsea-t, i cili la gjurmë te Southampton, ku ishte në formë huazimi.

Sulmuesi cilësohet si një talent që mund të ecë mirë në ekipin e parë të Chelsea-t nëse i jepej një shans. Duket se edhe sulmuesi shqiptar e beson këtë dhe është i bindur se do e ketë një mundësi për të luajtur në ekipin e parë. Megjithatë, ai gjithashtu nuk ka frikë të shkojë diku tjetër nëse ky do të jetë vendimi i “bluve” të Londrës.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...