Trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel theksoi në deklaratën për shtyp, pas triumfit 4-0 në derbin ndaj Borussia Dortmund, se skuadra e tij bëri një punë shumë të mirë.
Tekniku gjerman iu përgjigj të gjithë kritikëve të ditëve të fundit, me në krye Lothar Matthaus, pas eliminimit të Bayern nga Kupa e Gjermanisë, duke thënë me ironi se ndoshta edhe triumfi me katër gola për ta mund të mos mjaftojë.
Lexo edhe:
- VIDEO/ Cikalleshi e bën dramë në limite, shpëton Konyaspor nga humbja
- Nuk ka fitues në “Kukës Arena”, Dinamo dhe Kukësi pa “shënjestër”
- “Kështu nuk vazhdohet”, trajneri legjendar largohet papritur nga futbolli: Ishte ndeshja e fundit!
- John van’t Schip nis kthesën, Ajax bën “poker” ndaj Heerenveen dhe merr fitoren e dytë radhazi
“Për një skuadër që nuk ka bërë progres dhe ka marrëdhënie të këqija me trajnerin, mendoj se Bayerni ka bërë mirë sot. Për të tjerat pyesni ekspertët…Mund të thoni çfarë të doni, është puna juaj dhe unë nuk dua të hyj në këtë diskutim. Sot fituam 4-0, por sipas jush duhet të bëjmë ende një pikë kthese”-deklaroi Tuchel.
