Thomas Tuchel u emërua trajneri i Bayern Munchen më 25 mars, duke zëvendësuar Julian Nagelsmann. Por, trajneri i njohur gjerman mund të kishte përfunduar në Serie A.
Një prapaskenë të tillë e zbulon Lothar Matthaus për Goal.com. Legjenda e Gjermanisë dhe Bayern Munchen, tregon se Tuchel ishte pranë firmës me bardhezinjtë e Juventusit.
“Tuchel ishte afër kalimit te Juventusi. Te Bayerni kishte shumë nervozizëm, ndërkohë që Tuchel ishte pa skuadër. Drejtuesit bavarezë nuk besonin 100% te Nagelsmann.
Lexo edhe:
- Ballkani zyrtarisht kampion i Kosovës, shpërthen festa në Therandë
- VIDEO/ Fitore jetike pas 7 javësh, sulmuesi dardan protagonist me gol
- “Më ka thirrë Atdheu”, Ballistët karikojnë Kombëtaren: Gati për Tiranë
- E mbyll me Manchester United, Harry Maguire kërkohet nga West Ham dhe Tottenham
Shkarkimi i tij ishte një surprizë e madhe për shumë njerëz, jo vetëm për mua. Nagelsmann bëri një punë të mirë. Fitoi titullin. Ndoshta nuk ishte aq i mirë në Champions në sezonin e mirë.
Por, ai sivjet fitoi dy herë ndaj PSG-së, Interit dhe Barcelonës. Në kampionat nuk ishte perfekt, por nuk ishte larg titullit. Në fillim mendova se mos bëhej fjalë për ndonjë shaka të 1 prillit.
Me siguri që do të ketë ndodhur diçka mes tij edhe Bayernit që mori atë vendim, pasi nuk ka shpjegim tjetër”, u shpreh Lothar Matthaus.
