Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Tuchel: Jam i trishtuar për Cavanin, por s’kam zgjidhje

Edinson Cavani luan pak dhe duket i destinuar për të lënë Parisin. Thomas Tuchel është i trishtuar për situatën që është krijuar rreth uruguajanit, që po luan më pak se zakonisht edhe si pasojë e një fillimi kampionati të kushtëzuar nga problemet fizike. Aktualisht, sulmuesi është mirë, por ka luajtur vetëm 8 ndeshje në Ligue 1, duke hyrë shpesh pas fillimit të ndeshjes, nga stoli.

El Matador luajti 3 minuta kundër Nantes, të mposhtur 2-0 në “Parque des Princes”. Në Champions zbriti në fushë vetëm për pak minuta kundër Club Brugge. Kontrata e tij skadon në 30 qershor të vitit të ardhshëm dhe gjithçka të bën të mendosh se së shpejti mund të niset. Sipas Goal.com në dritare qëndron Inter Miami i David Beckhamit dhe Atletiko e Madridit.

Trajneri Tuchel foli për Cavanin pas ndeshjes me Nantes:

“Jam takuar me Edinsonin dhe kemi diskutuar. E dimë që të dy se është shumë e vështirë për të. Për mua ajo që po ndodh është diçka e trishtë. Kemi luajtur shumë ndeshje me 3 sulmues me një numër 9 në qendër. Cavani ishte i dëmtuar në fillim të sezonit, nuk është faji i tij. Icardi në vendin e tij ka bërë shumë mirë në atë periudhë, duke shënuar shumë.  Kur luajmë me 4-3-3, kemi 3 qendërsulmues të jashtëzakonshëm: janë Mbappe, Icardi dhe Cavani. Jam i trishtuar, pasi nuk kam një zgjidhje për Cavanin në këtë moment.”

Ndoshta El Matadorit i duhet të largohet për të ndryshuar situatën. Urguajani luan pak, por në moshën 32-vjeçare ndien se mund të japë ende kontributin e tij, diçka që këtë moment te PSG nuk pa ia del ta bëjë. Tuchel ndien keqardhje për lojtarin e tij.

“Nuk e meriton, Edinsoni është shumë profesionist dhe i vlerësuar në dhomat e zhveshjes. I transmeton pozitivitet skuadrës, por nuk luan shumë në këtë periudhë”.

Muajin e kaluar, menaxheri i lojtarit la të kuptohet se Cavani do të qëndrojë, gjithsesi, në Paris, deri në fund të sezonit dhe pastaj do të shohë për një destinacion tjetër, nëse nuk rinovon kontratën me kampionët e Francës. Një lojtar me grintën dhe aftësitë e tij ka ende shumë pretendentë në futbollin e madh europian.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...