Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Tuchel mbështetet Jorginhon: Te Chelsea ai do të jetë goditësi i penalltive!

Mesfushori italo-brazilian Jorginho një nga kandidatët për të fituar Topin e Artë, është vendosur në qëndër të kritikave pas tre penalltive radhazi të humbura me kombëtaren italiane, atë ndaj Anglisë në finalen e Euro 2020 dhe dy 11-metërshat në sfidat ndaj Zvicrës në eliminatoret e Botërorit Katar 2022 që i hoqën të drejtën e kualifikimit direkt të kaltërve të Mancinit.

Por pavarsisht se te Italia mund të mos jetë më Jorginho goditësi i parë i penalltive, te Chelsea ai do të vazhdojë të jetë dhe diçka të tillë e ka konfirmuar vetë trajneri Thomas Tuchel.

“Nëse kemi në skuadër një futbollist i aftë për t’u ringritur menjëherë dhe për të hedhur pas krahëve zhgënjimet, ai është Jorginho. Kam besim të plotë në karakterin dhe personalitetin e tij. Për mua gjëja më e rëndësishme është që ai të ndihet i sigurt me veten e tij. Jorginho nuk është as i pari e as i fundit që humbet një penallti të rëndësishme. Te Chelsea do të vazhdojë të jetë ai goditësi i parë” theksoi Tuchel.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...