Drejtuesit e Bayern Munchen i kanë befasuar të gjithë me vendimin për t’u ndarë me Julian Nagelsmann. Edhe pse bavarezët ndodhën në garë për titullin kampion dhe janë kualifikuar në çerekfinalet e Champions League, aventura e 35-vjeçarit ka marrë fund.
Nagelsmann do të zëvendësohet në stolin e kampionëve të Gjermanisë nga Thomas Tuchel. Joao Cancelo u surprizua nga ky ndryshim në stol, njësoj si të gjithë lojtarët dhe tifozët e Bayernit.
“Sapo e mora vesh shkarkimin e Nagelsmann”, deklaroi 28-vjeçari pas fitores 4-0 të Portugalisë së tij ndaj Lihtenshtajnit, përballje që u zhbllokua nga goli i tij.
“E di që nuk do e gjej aty kur të rikthehem te Bayerni, por e falënderoj për gjithçka. Tuchel? Kam humbur një finale të Champions League prej tij. Shpresoj që këtë vit të më bëjë ta fitoj me Bayernin”, u shpreh anësori i majtë.
Lexo edhe:
- Nga Messi te Skriniar, kontratat e yjeve të futbollit që skadojnë në verë
- “Blindohet” Napoli, Italia në alarm për huliganët anglez
- Nisin eliminatoret e EURO 2024, ndeshjet që mund të ndiqni në “SuperSport”
- Flet trajneri: Prenga një bishë, synon të pushtojë botën
Kampionët e Gjermanisë do të sfidojnë Manchester City – ish-ekipin e Cancelos – në çerekfinalet e Champions League. Nëse vjen kualifikimi, Bayerni do të gjente në gjysmëfinale fituesin e çiftit Real Madrid-Chelsea.
