Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Tuchel: Milani shumë i fortë, më la mbresa! PSG? I dua në finale

Thomas Tuchel dhe Bayern i tij siguruan kualifikimin në raundin e 1/8-ve pas suksesit 2-1 me Galatasarayn. Bavarezët kryesojnë grupin A me 12 pikë të plota pas raundit të katërt.

Në një prononcim për shtypin francez, trajneri gjerman, i cili drejtoi PSG-në në periudhën korrik 2018-dhjetor 2020, u ndal edhe te sfida Milan-PSG.

Kuqezinjtë italianë fituan 2-1 me përmbysje në “San Siro”, duke e bërë dramatike situatën në grupin F. Aty ku bëjnë pjesë edhe Dortmundi, tjetër ish-ekip i Tuchel, dhe Newcastle.

Lexo edhe: 

E ndoqa ndeshjen Milan-PSG, sepse jam argëtuar shumë në Paris me skuadrën franceze. Milani ishte shumë i fortë, kuqezinjtë u treguan mbresëlënës. Ata luajtën me shumë intensitet.

Gjithsesi, unë mbetem i bindur se PSG do të kualifikohet. Edhe pse grupi është shumë i vështirë.

A do të doja të përballesha me PSG-në? Nuk më pëlqen të ndeshem me skuadrat e mia të vjetra. Por në finale, po”, u shpreh Tuchel.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Në konferencën e zakonshme për shtypin, Sylvinho, trajneri i kombëtares shqiptare, analizoi rrugëtimin e kuqezinjve në grupin B të Euro 2024. “Po, jam krenar...

Kombëtare

Shkurtimisht foli Sylvinho pas eliminimit të Shqipërisë nga Euro 2024. Trajneri brazilian i Kombëtares vlerësoi paraqitjet e skuadrës kuqezi në duelet ndaj Italisë, Kroacisë...