Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Tuchel ndjen fundin dhe shpërthen ndaj lojtarëve: Në fushë ishin 11 individualistë

Paris Saint Germain nuk fiton prej dy javësh në kampionatin francez, pasi mbrëmjen e djeshme u ndal në barazim 2-2 përballë Bordeaux në “Parc des Princes”, ndërsa trajneri gjerman Thomas Tuchel nuk ka përdorur aspak diplomaci pas ndeshjes.

Numri një i pankinës së kryeqytetasve akuzoi të tijtë se janë shumë individualistë në fushë dhe se nuk bëjnë asgjë për të vrarë ndeshjet, ndërsa theksoi se barazimi ndaj Bordeaux ishte si një humbje për PSG-në.

“Unë e mbroj gjithmonë skuadrën time, por sot nuk mund ta bëj. Pjesa e parë shkoi mirë dhe bëmë çdo gjë mirë, por nuk arritëm të mbyllim ndeshjen. Në pjesën e dytë mungoi gjithçka, forca, efikasiteti, etj. Ishte më keq se ndaj Monacos, ndaj duhet të flasim pasi përgjegjësia është e jona. Nuk mund të fitojmë nëse në fushë shfaqemi si 11 individualistë, pasi në këtë sport duhet të japësh gjithmonë 140% për të fituar”, u shpreh Tuchel.

Megjithatë mediat franceze raportojnë se marrëdhëniet e trajnerit gjerman, përveçse me drejtuesit e klubit, janë prishur edhe me një pjesë të mirë të futbollistëve, ndaj nuk përjashtohet një shkarkim i mundshëm i tij, nëse PSG-ja do të dështojë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve në Manchester.

Pikërisht për këtë arsye, Leonardo ka intensifikuar kontaktet si me Massimiliano Allegrin, ashtu edhe me argjentinasin Mauricio Pocchetino, dy trajnerë të lirë prej më shumë se një viti dhe gati për t’u ulur në stolin e PSG-së.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...