Trajneri i Bayern Munichut, Thomas Tuchel foli së fundmi për garën e titullit të Bundesliga,
Në konferencën e dhënë për mediet në prag të ndeshjes me RB Leipzig, Tuchel u shpreh se situatë nuk është aspak e lehtë, duke qenë se kryesojnë me vetëm një pikë diferencë nga Dortmund i vendit të dytë, ndërsa shtoi se duhet të fokusohen te vetja.
Lexo edhe:
- Xavi: Rezultati i City-Real gëzoi tifozët e Barçës, skuadra e Guardiolës e meritoi finalen e Championsit
- Tensionet me De Laurentiis, Spalletti i “jep duart” Napolit
- Sunderland kërkon Bellingham, nisin kontaktet e para
- “Mashtrim” financiar, Chelsea synon të shesë shtatë lojtarë gjatë muajit qershor
“Situata në tabelë nuk është e lehtë. Receta më e mirë është të fokusohemi tek ne. Ne kemi një kundërshtar të vështirë përpara. Ne duam të bëjmë një paraqitje e mirë, kjo është ajo që ka rëndësi, fitorja. Ne i dimë pikat e forta të Leipzig. Nëse duam të kontrollojmë lojën, është e rëndësishme të parandalojmë kundërsulmet para se të ndodhin.”-tha Tuchel.
