Bundesliga

Tuchel në vend të Nagelsmann? Oliver Kahn shuan çdo dilemë

Bayern Munchen e nisi furishëm sezonin e ri duke shënuar 11 gola në dy sfidat e para ndaj Leipzigut (5-3) në finalen e Superkupës së Gjermanisë dhe Eintrachtit të Frankfurtit në javën e parë në Bundesliga, por takimet e radhës në kampionat kanë sjellë zhgënjim te tifozët.

Bavarezët nuk fitojnë prej katër ndeshjesh, teksa në fundjavë u mposhtën 1-0 në derbin ndaj Augsburgut, që siguroi pikët maksimale falë rrjetës së Mërgim Berishës. Ekipi i Julian Nagelsmann ka arritur vetëm tre fitore në shtatë javët e pare.

Mediet gjermane flasin për mundësinë e shkarkimit të Nagelsmann, me Thomas Tuchel që është gati të rikthehet në Bundesligë. Gjithsesi, Oliver Kahn i ka dalë në mbrojtje teknikut 35-vjeçar. “Ne nuk po shqyrtojmë asnjë trajner tjetër në këto momente.

Ne jemi plotësisht të bindur për aftësitë e Nagelsmann. Ama, ne duhet të rikthehemi në rrugën e sukseseve”, deklaroi CEO i kampionëve të Gjermanisë, që ndryshe nga kampionati po shkëlqejnë në Champions League, aty ku kanë fituar ndaj Interit dhe Barcelonës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency