Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Tuchel nis spastrimet te PSG, largon gjysmën e mbrojtjes

Thomas Tuchel është trajneri i ri i PSG dhe e ka marrë me mjaft entuzizëm këtë aventure të saponisur. Tekniku gjerman ka vizituar ambjentet stërvitore të klubit parizien dhe ka filluar që tani të japë udhëzime për mënyrën se si kërkon që grupi i tij i punës të operojë në kryeqytetin francez, por jo vetëm kaq. Tuchel ka piketuar edhe lojtarët që nuk bëjnë pjesë në planet e tij. Në listë janë 4 emra. I pari është braziliani Dani Alves. 35-vjeçari u transferua verën e shkuar në Paris, por duket se e ardhmja e tij nuk do të vijojë të jetë në qytetin e dashurisë. Një tjetër futbollist që është jashtë preferencave të trajnerit gjerman është Lyvin Kurzawa. Futbollisti i kombëtares franceze ka zbritur në fushë si titullar në 20 takime nën drejtimin e Emery, por për Tuchel nuk është një futbollist i domosdoshëm. Emrat që plotësojnë listën e zezë janë Thomas Meunier dhe Yuri Berchiche. Ajo që bie në sy është fakti që të 4 lojtarët janë pjesë e  reparitit të difensiv, pra duket qartë që në analizën e Thomas Tuchel, mbrojtja ka qënë pika më e dobët e PSG.

44-vjeçari do të kryejë ndryshime edhe në aspektin organizativ duke nisur nga zyrat, palestra e forcës dhe fusha. “Jam gjerman, më pëlqen ta kem gjithcka në rregull”, ka deklaruar Tuchel.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...