Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Tuchel “nxjerr inatin” ndaj futbollistëve, klimë e tensionuar te Bayerni

Tuchel "nxjerr inatin" ndaj futbollistëve, klimë e tensionuar te Bayerni
Tuchel "nxjerr inatin" ndaj futbollistëve, klimë e tensionuar te Bayerni

Ka mënyra dhe mënyra për t’u larguar, dhe ajo e zgjedhur nga Tuchel, pasi Bayern vendosi ta shkarkojë, por ta mbajë deri në fund të sezonit, nuk është më i miri. Sigurisht që si justifikim për trajnerin është fakti që ai gjendet në situatën e dikujt që pasi e ka lënë partneri, detyrohet të jetojë edhe disa muaj me të.

Në këto kushte, një fjali e gabuar, e diktuar nga inati, edhe mund të shpëtojë. “Tani të gjithë mund t’ia dërgoni biletën trajnerit tuaj të ardhshëm. Jeni ju në krye, tani e tutje”, mësohet t’u ketë thënë trajneri gjerman futbollistëve, pas konfirmimit të lajmit se do të largohet në fund të sezonit.

Kjo nuk është tamam klima e duhur për të punuar në një klub dhe media gjermane ngre pyetjen se pse Bayerni zgjodhi ta largojë trajnerin, por ta mbajë deri në fund të sezonit, pasi në kushte të tilla është e vështirë të flitet për objektiva.

Lexo edhe:

Marrëdhëniet e tensionuara mes trajnerit Tuchel dhe disa prej senatorëve, duket se kanë qenë pikërisht shkaku kryesor i një ecurie larg pritshmërive te Bayerni i Mynihut, por fakti që tekniku do të qëndrojë në dhomat e zhveshjes deri në fund të sezonit, mund të jetë motivues vetëm për kundërshtarët e bavarezëve.

Gjithsesi te Bayerni e kanë zgjedhur rrugën tashmë dhe po mendojnë për sezonin e ri, duke shqyrtuar disa alternative për pasuesin e Tuchel, teksa emri në krye të listës është padyshim Xabi Alonso, trajner që udhëheq me shumë sukses Leverkusenin.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Në konferencën e zakonshme për shtypin, Sylvinho, trajneri i kombëtares shqiptare, analizoi rrugëtimin e kuqezinjve në grupin B të Euro 2024. “Po, jam krenar...

Kombëtare

Shkurtimisht foli Sylvinho pas eliminimit të Shqipërisë nga Euro 2024. Trajneri brazilian i Kombëtares vlerësoi paraqitjet e skuadrës kuqezi në duelet ndaj Italisë, Kroacisë...