Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Tuchel “presion” Christensenit që të rinovojë kontratën

Thomas Tuchel duket se është lodhur nga situata e krijuar me mbrojtësit e tij. Jo për shkak të performancës së tyre në fushë, por mungesën e rinovimit të kontratave respektive. Rüdiger është gjithnjë e më larg Londrës (Reali e PSG e presin në fund të sezonit), ndërsa Apilicueta dhe Christensen nuk po vendosin për hedhjen e të zezës mbi të bardhë. Qendërmbrojtësin danez Tuchel e ka ulur në stol në sfidat e fundit në formë presioni që të firmosë kontratën e re.

“Kemi pritur që qëndrimi ynë (për ta lënë në stol) të influenconte në zgjedhjen e situatës. Javë më parë besoja se Andreas donte të njëjtën gjë, si unë dhe klubi. Kemi pritur që ai të konfirmojë qëndrimin te Chelsea. Ndërsa e bën mirë punën në fushën, duhet ta bëjë po kaq mirë edhe jashtë saj dhe të tregojë se është shembull. Ai na thotë se e do Chelsean dhe se dëshiron të qëndrojë. Është pjesë thelbësore e një klubi të rëndësishëm, por edhe ne duam angazhim prej tij”, – tha trajneri duke bërë të qartë qëndrimin e tij.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...