Premier League

Tuchel pret një mbrojtës të majtë, Chelsea e gjen te PSG

Chelsea po kërkon për një mbrojtës të majtë në merkato. Ben Chilwell ka mbyllur sezonin si pasojë e një dëmtimi të rëndë dhe Thomas Tuchel i nevojitet një tjetër anësor.

Drejtuesit e “Bluve të Londrës” insistuan për rikthimin e parakohshëm të Emerson Palmierit. Lojtari i Italisë është huazuar për një sezon te Lyon, por klubi francez refuzoi kërkesën e ardhur nga Londra.

Në skenë ka dalë Layvin Kurzawa i PSG-së, i cili nuk bën pjesë në planet e Mauricio Pochettinos. 29-vjeçari mund të aktivizohet edhe në qendër të repartit defensiv.

Sky Sports shkruan se Chelsea po tenton ta marrë lojtarin francez në huazim deri në fund të sezonit. Tani pritet përgjigja e PSG-së, që kërkon ta shesë për të arkëtuar disa miliona.

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency