Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Tuchel thërret Messin: Te PSG je i mirëpritur!

Pasi u mposht nga Bayerni në finalen e Champions League, te PSG ka nisur menjëherë të mendojnë për merkaton në mënyrë që të tentojnë triumfin në kompeticionin më të rëndësishëm për klube sezonin e ardhshëm. Neymar dhe Mbappe nuk i mjaftuan Thomas Tuchelit për të thyer gjermanët dhe për të bërë hapin e madh në Champions, ish-trajneri i Dortmundit kërkon një tjetër yll te PSG dhe ai është Lionel Messi. Tuchel pas finales së Championsit ka komentuar zërat e merkatos që flasin për një transferim të mundshëm të yllit argjentinas te kampionët e Francës, duke hapur dyert e PSG Messit dhe duke deklaruar se është ai është i mirëpritur. Mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjë argjentinasi me të ardhmen e tij, por nëse 33-vjeçari vendos të largohet nga blaugranat, PSG me siguri do të jetë një opsion për të ardhmen e tij.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...