Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Tuci në “FanZone”: Na thonë “Banda e Shqiptarëve”, Kombëtarja…

Një nga të ftuarit e shumtë në emsionin “FanZone” ishte sulmuesi i Shqipërisë U-21, Indrit Tuci, i cili është pjesë e Lokomotivës së Zagrebit në Kroaci, ku luajnë gjithashtu Uzuni, Mersinaj, Çokaj dhe Lirim Kastrati.

Për momentin, ndodhem te shtëpia ime, në Laç. Sapo kam ardhur nga Zagrebi, ku sapo ka rënë edhe tërmeti. Kontaktova në ambasadë, më dhanë leje të kaloj tre shtete i shoqëruar nga policia, që të mos bënim ndalesa rruës. Në Zagreb nuk kemi bërë teste. Kemi dy javë që kemi ndaluar stërvitjen dhe kemi qëndruar vetëm në shtëpi. Kemi ardhur vetëm dy veta në Shqipëri, unë dhe Myrto Uzuni.”

“Banda e Shqiptarëve”: Çunat e ekipit na thërrasin “Banda e Shqiptarëve”. Ne rrimë gjatë gjithë kohës bashkë, shoqërohemi bashkë, edhe shokët e skuadrës na mbajnë mirë. Ky është viti i parë në futbollin profesionist në Kroaci, kam shënuar 2 gola dhe kam dhënë 2 asiste. Siç e dinë të gjithë, Kroacia është trampolina më e mirë në Ballkan. Objektivi im është të luaj sa më shumë te Lokomotiva, ndërsa vitin tjetër dua të hedh hapin e madh.

 Idhulli i Tucit, Adriano: Që 6 vjeç kam parë Adrianon teksa luante për Interin dhe shpresoj që një ditë të jem tek Interi. Debutimi ishte shumë i mirë, kam luajtur kundër Hajduk Splitit, aty luan Ismajli. Ai më priti shumë mirë, më tha suksese. Ishte ndeshja ime debutuese.

Kontrata: Firmosa edhe për katër vite të tjera, pra deri në vitin 2023 do të jem te Lokomotiva. Për momentin, jam i fokusuar vetëm këtu. Normalisht, në grumbullimin e parë me Shpresat, çunat më kanë pritur shumë mirë, edhe stafi. Po bëhet një punë shumë profesionale te Kombëtarja.

Kombëtarja: Fanellën e Kombëtares Shpresa e vesha për herë të parë ndaj Anglisë, në “Loro Boriçi”. Ishte ndjenja më e bukur në botë, nuk mund ta përshkruaj. Shpresoj që me Kombëtaren A, të jetë ndjenjë edhe më e pabesueshme. Shumë faleminderit!

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...