Alexis Sanchez ka qenë një nga pikat e forta të Marseilles së Igor Tudor dhe trajneri kroat shpreson se ai do të rinovojë kontratën, e cila skadon në qershor.
Në konferencën për shtyp, të dhënë në prag të ndeshjes me Angers, tekniku foli me superlativa për sulmuesin ndërsa theksoi se është “alieni” i pestë në botën e futbollit.
Lexo edhe:
- Ekskluzive/ Shqipëria dorëzon aplikimin, synohen finalet e Kampionatit Evropian për 19-vjeçarët
- Arritjet dhe projektet e së ardhmes, fjala e plotë e presidentit Duka në Asamble
- “Kampionati të nisë më 1 prill”, presidenti kampion hedh idenë e çmendur
- I pathyeshëm në stolin e kampionëve, ecuria fantastike e Duros te Struga
“Ai është një lojtar kyç për ne. Është një tjetër Marseille me dhe një tjetër Marseille pa Alexis Sanchez. Ai është një lojtar i një niveli tjetër. Ai është person shumë normal, shumë i përulur dhe nuk sillet si yll. Pas alienëve si Messi, Ronaldo, Haaland dhe Mbappe, vjen ai. Ai është një lojtar i pazëvendësueshëm. Kur nuk është aty, e ndjen.”-tha Tudor.
