Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Tudor nuk gjen qetësi, e shkarkon edhe Galatasaray

Klubi i madh turk, Galatasaray ka vendosur sot shkarkimin e trajnerit Kroat, Igor Tudor. Lajmi është bërë i ditur nga vetë drejtuesit e klubit më të madh të Stambollit, nëpërmjet një komunikate zyrtare.

Ndonëse Galatasaray ndodhet në vendin e dytë, me një pikë më pak se Basaksehiri kryesues, pas 16 javësh kampionat, duket se rezultatet e fundit kanë ndikuar në vendimin për shkarkimin e ish mbrojtësit të Juventusit.

Në 5 sfidat e fundit me Tudorin, Galatasaray ka fituar 2 në Stamboll dhe ka humbur 3 në transfertë, mes të cilave dështimet e rënda ndaj Besiktasit dhe Basaksehirit, por edhe humbja e djeshme ndaj Yeni Malatyaspor.

Kështu, pas një eksperience aspak pozitive te grekët e PAOK-ut të Selkanikut dhe disa muajve të skuadra tjetër turke, Karabukspor, Tudor largohet vetëm pas 33 takimesh nga drejtimi i Galatasarayt.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...