Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Tundohet Kukësi, ofertë e çmendur për Gurin nga Koreja e Jugut

Kukësi në dilemë për të ardhmen e Sindrit Gurit. Pasi shiti për 120 mijë dollarë Elis Bakajn në kampionatin bjellorus te Shaktjor Soligorsk, klubi verilindor po mendon të privohet edhe nga shërbimet e golashënuesit tjetër të mbetur në ekip, Sindrit Guri. Sulmuesi shkodran i cili ka shënuar 17 gola me Kukësin në këtë sezon në të gjitha kompeticionet kërkohet në Korenë e Jugut nga klubi i Ganguon që pas 3 javëve të para të kampionatit në këtë vend ka grumbulluar pikë të plota 9. Në Korenë e Jugut merkato mbyllet më 29 mars dhe te kampionët e Shqipërisë po mendohen seriozisht se çfarë të bëjnë me të ardhmen e bomberit shkodran. Oferta e Ganguon për kartonin e Gurit në drejtim të Kukësit është në shifrën e 400 mijë eurove, një shumë e konsiderueshme kjo. Por nëse Kukësi vendos të privohet nga 24-vjeçari në këtë fazë të sezonit do të mbetej zbuluar në sulm sepse pas Bakajt do të humbiste një tjetër golashënues dhe afrikani Amido Balde i cili ende nuk e ka provuar shijen e golit me verilindorët mund të ishte shumë pak në këtë repart për të realizuar objektivat sezonalë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...