Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Tur force për të testuar Interin e Contes, 7 ndeshje në 22 ditë

Kokën ulur dhe sa më shumë punë. Ishin këto fjalët e Contes në konferencën e prezantimit si trajner i zikaltërve dhe në fakt skuadrës i duhet shumë punë pasi në 22 ditë kalendari parashikon për ta Udinesen, Milanin, Lazion, Sampdorian dhe Juventsuin në kampionat dhe aventura në Champions me Slavian e Pragës dhe Barcelonën. Një tur force që do të tregojë qartë kapacitetin real që ka ky Inter.

Deri më tani kalendari i ka vënë përballe kundërshtarë të lehtë, por duke nisur që nga kjo fundjavë situata do të vështirësohet disi dhe zikaltërit duhet të tregojnë që ky sezon do të jetë komplet diçka tjetër nga ai që kanë zhvilluar vitet e fundit.

Dy ndeshje të zhvilluara, 6 gola të shënuar dhe vetëm një i pësuar, janë sinjale pozitive, siç janë edhe paraqitjet e Lukakut së bashku me Lautaro Martinez, pa harruar edhe Sensin, i cili bashkë me Brozoviç ka bërë një punë të mirë.

Pak a shumë i gjithë grupi deri më tani e ka kënaqur trajnerin Conte. Mbetet për t’u parë se si do të jetë gjendja e Sanchez, gjithsesi gjërat duhet të bëhen hap pas hapi ashtu siç Conte ua ka kërkuar lojtarëve. 22 ditë, 7 ndeshje tepër të rëndësishme, ku me shumë gjasa pritet të krijohet një ide edhe me e qartë rreth Interit të këtij sezoni.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...