Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Tur force për Teutën, e presin tre sfida të rëndësishme

Fitorja ndaj Vllaznisë i mban më pranë objektivit Europë, Teuta është vetëm 2 pikë larg vendit të tretë pas një prove karakteri ku mposhti me përmbysje kuqeblutë duke zgjidhur problemin e golit. Një sukses që i çon me shpirtin e duhur përballë një segmenti vërtet të vështirë ndeshjesh që ofron kalendari për skuadrën durrsake.

Teuta këtë fundjavë shkon në shtëpinë e Skënderbeut që ndali Tiranën në kryeqytet, pastaj pret në “Niko Dovana”, Kukësin, dhe në fillim të marsit viziton Partizanin. 3 kundërshtarët më të vështirë që mund të gjendeshin në një moment vërtet delikat.

Edi Martini ndërkohë në sfidën ndaj Skënderbeut nuk do të mbështetet te njeriu i momentit, Lorenco Vila gjithnjë e më vendimtar me golat e tij, bomberi i gjetur në shtëpi edhe pse merkatoja e janarit u fokusua thuajse tërësisht për të ristrukturuar sulmin.

Megjithatë ndaj Vllaznisë golat erdhën pavarësisht se nga një mbrojtës së Rustem Hoxha që kishte siguruar edhe barazimin e fazës së kaluar me Tiranën, apo nga Todorovski, një tjetër lojtar me peshë në kampin durrsak.

Në drejtimin e teknikut shkodran Teuta ka humbur diçka në fazën mbrojtëse, pasi ka pësuar të paktën një gol në 5 ndeshjet e fundit në Kupë e kampionat, duke humbur dhe statusin e mbrojtjes më të mirë të Superiores që aktualisht i takon Kukësit, por ndërkohë ka fituar më tepër në aspektin sulmues.

Edhe falë një loje më të orientuar drejt sulmit, ndaj Skënderbeut, Kukësit dhe Partizanit është një tur që do të japë një verdikt të rëndësishëm mbi potencialin dhe atë se çfarë mund të synojnë vërtet këtë sezon bregdetarët.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...