Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Turi i dytë eliminator, njihuni me kundërshtarët e skuadrave shqiptare

Shqipëria është e pranishme në Conference League edhe në raundin e dytë eliminator, si për të respektuar faktin që finalja e madhe do të zhvillohet në Tiranë. Të tre ekipet tona u kualifikuan në raundin e parë, me Partizanin që kaloi bindshëm, kurse Vllaznia e Laçi me përmbysje emocionuese, në raundin e dytë është edhe Teuta që erdhi në Conference League pas eliminimit nga Champions.

Rivalët që do të gjejnë përballë skuadrat shqiptare nuk janë aspak të thjeshtë me përjashtim të “djemve të detit” që si kundërshtar kanë skuadra kampione të Andorrës, Inter Club de Escaldes, një ekip që ishte në para-eliminatoret e Champions League u eliminuan nga Prishtina në “Elbasan Arena”. Klubi është krijuar në vitin 1991 dhe ka dalë dy herë radhazi kampion i Andorrës në dy sezonet e fundit, gjithsesi është një kundërshtar më se i kalueshëm për kampionët e Shqipërisë.

Detyrë më të vështirë se Teuta ka Laçi. Universitatea Craiova e mbylli në vendin e 3-të edicionin e fundit të kampionatit rumun, pas Clujit dhe Steauas, por është një klub mjaft i njohur në Rumani dhe është shpallur 4 herë kampion, edhe pse titulli i mungon prej 30 vitesh tashmë. Megjithëse kanë kohë pa dalë kampion, ata janë fituesit në fuqi të Kupës së Rumanisë, teksa pak ditë më parë triumfuan edhe në Superkupë kundër Clujit pas goditjeve të penalltive.

Në dy sezonet e fundit golashënuesi më i mirë ka qenë Cicaldau, teksa këtë edicion në stol është ulur trajneri grek, ish teknik i AEK dhe Panathinaikosit, Marinos Ouzonidis, ndërsa ndihmësi i tij është një emër i njohur i futbollit shqiptar si Bledar Kola.

Vllaznia na dhuroi emocione pa fund duke mposhtur 3-0 Shiroki Brijeg pas humbjes 3-1 në takimin e parë dhe shorti nuk ka qenë i butë as me kuqeblutë që përballë do të kenë një nga skuadrat më të njohura në Qipro, AEL Limassolin. 6 tituj kampion, 7 kupa dhe 4 superkupa për skuadrën qipriote, që maksimumin në kompeticionet Eeropiane e arriti në sezonin 2012-2013, ku pasi eliminoi në raundin e 3-të Partizanin e Beogradit, shkoi në play-offin e Champions Leagues, ku edhe pse u eliminua nga Anderlecht, siguroi pjesëmarrjen në grupet e Europa Leagues.

Edicionin e fundit e mbylli me 6 humbje radhazi, ndërsa edhe në 5 miqësoret e zhvilluara deri më tani, ende nuk ia ka dalë të fitojë, aq sa suksesi i fundit i AEL Limassolit daton më 11 Prill kundër AEK Larnanca, gjithsesi sezonin e fundit e mbylli në vendin e tretë. Këtë verë është bërë pjesë e AEL-it dhe ish mbrojtësi i Tiranës, Elbasanit e Bylisit, Kire Ristevski, i cili ishte me Maqedoninë së Veriut në kampionatin Europian. Nën kontratë është edhe djaloshi nga Kosova, Donis Avdiaj, por duket se nuk është pjesë e planeve të trajnerit Dusan Kerkez. Një mision i vështirë, por jo i pamundur për kuqeblutë tanë.

Në fund kundërshtari i Partizanit, Baseli. Nuk është se ka shumë nevojë për prezantime një klube që ka dalë 20 herë kampion i Zvicrës dhe që nga viti 2002 ka fituar 12 tituj kampion, teksa maksimumin në Europë e ka në sezonin 2012-2013 të Europa League, ku mbërriti deri në gjysmë-finale, aty ku eliminua nga Chelsea që më pas do fitonte trofeun.

246 ndeshje ndërkombëtare tregojnë përvojën e madhe që kanë helvetët në evente të rëndësishme. Skuadra vlen e gjitha 43 milion euro dhe në përbërjen e ekipit janë plot 5 shqiptarë, pasi përveç Taulant Xhakës i cili është tek Baseli pa shkëputje që nga 2013-ta, janë edhe Pajtim Kasami, Edon Zhegrova, Orges Bunjaku e Tician Tushi. Të mendosh kualifikimin në futboll nuk është asnjëherë utopike, por është e vërtetë që nga skuadrat shqiptare në Conference League, Partizani ka majën më të lartë për të ngjitur.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...