Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Turi i Shqipërisë në çiklizëm, Anxhaku: Ka ekipe që garojnë në Turin e Francës, fitoftë më i miri!

Edicioni i 80-të i turit të Shqipërisë në çiklizëm do të nisë këtë të hënë. Ky edicion ndërkombëtar do të zhvillohet në pesë ditë në zona të ndryshme të Shqipërisë përgjatë 754 km, duke nisur nga Tirana, Elbasani, Lushnja, Vlora, etj.

Në këtë edicion të turit të çiklizmit marrin pjesë 14 skuadra nga 11 vende të ndryshme dhe plot 136 çiklistë. Pasditen e së dielës u organizua mbledhja me gjyqtarët dhe më pas ajo me trajnerët pjesëmarrës, të cilët u njohën me aktivitetin, ne prezantimin zyrtar të tij.

Të gjitha skuadrat u njohën me rregullat si dhe u pajisën me bazën material të identifikimit. Presidenti i Federatës së Çiklizmit, Skënder Anxhaku, u shpreh se është kënaqësi që vendi ynë mirëpret sportistë nga shumë vende të ndryshme.

 “Rreth orës 12:30 bëhet nisja. Etapa e parë nis nga Tirana drejt Lushnjës e përfundon në Kërrabë. Kanë ardhur shumë ekipe të forta që luftojnë për turin e Francës.

Uroj ta fitojë më i miri, por ne do të pretendojmë e siç edicionin e shkuar ne fituam edhe xhiron e Shqipërisë dhe individin. Dua të falënderoj Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Është një bashkëpunim me KOKSH-in, që na ka mbështetur dhe na ka qëndruar afër”.

Lexo edhe:

Kjo është hera e shtatë që vendi ynë mirëpret një tur ndërkombëtar. Fituesi i edicionit të shkuar të turit të Shqipërisë në çiklizëm është Ylber Sefa, cili edhe këtë edicion është mes favoritëve.

Shërbimet e Policisë Rrugore, të Patrullave të Përgjithshme dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja” do të marrin masa për të garantuar një garë pa problematika. Ceremonia e hapjes do të mbahet ditën e hënë, në orën 10:45, në Sheshin Italia, pranë stadiumit “Air Albania”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Emisioni Analizë Kuq e Zi, nën moderimin e Sokol xhihanit, publikoi sipas statistikave atë që konsiderohet si formacioni më i mirë i mundshëm i...

Kategoria Superiore

Tirana vijon përgatitjet për të kompletuar skuadrën në prag të turit eliminator të Conference League, teksa pas konfirmimit të trajnerit Orges Shehi në pankinë,...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Featured

Lionel Messi refuzon Barcelonën. Ylli argjentinas ka marrë vendimin final për të ardhemn e tij, teksa ka zgjedhur të transferohet në Shtetet e Bashkuara...