Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Turi i tretë në Champions, Kukësi dhe Shkëndija njohin rivalët e mundshëm

Short deri diku i favorshëm për Kukësin në turin e tretë të Champions League. Nëse verilindorët arrinë të bëjnë mrekullinë dhe të eliminojnë azerët e Qarabag në raundin tjetër të Championsit do të përballen me fituesen e çiftit Bate Borisov-Hjk Helsinki me skuadrën bjelloruse që është e avantazhuar për të kaluar më tej. Në futboll asgjë nuk është e pamundur dhe Kukësi beson. Rivali më i vështirë për skuadrën e Armando Cungut është pikërisht Qarabagu ndërkohë që Bate është një rival i njohur për skuadrat shqiptare sepse disa vite më parë ka eliminuar Skënderbeun në turin e dytë të Champions League falë një goli në fushë kundërshtare dhe mbi të gjitha me shumë fat. Kukësi nëse kalon Qarabagun ndeshjen e parë të turit të tretë do ta zhvillojë në shtëpi ndërsa atë të kthimit në transfertë. Ndërkohë nuk ka patur shumë fat në shortin e Nyonit Shkëndija që ka qenë në vazon e skuadrave jo favorite për raundin e 3-të. Nëse eliminojnë moldavët e Sherif Tiraspol, kuqezinjtë tetovarë do të kenë përballë një nga ekipet më të forta të këtij ruandi austriakët e Salzburg të cilët në sezonin e fundit shkuan deri në gjysmëfinalet e Europa League.

Ja dhe shorti i plotë i turit të tretë i skuadrave kampione.

Celtic (SCO)/Rosenborg (NOR) v AEK Athens (GRE)
Salzburg (AUT) v Shkëndija (MKD)/Sheriff (MDA)
Crvena zvezda (SRB)/Sūduva (LTU) v Legia Warszawa (POL)/Spartak Trnava (SVK)
Kukës (ALB)/Qarabağ (AZE) v BATE Borisov (BLR)/HJK Helsinki (FIN)
Astana (KAZ)/Midtjylland (DEN) v Dinamo Zagreb (CRO)/Hapoel Beer-Sheva (ISR)
CFR Cluj (ROU)/Malmö (SWE) v Ludogorets Razgrad (BUL)/Vidi (HUN)

Shorti i turit të tretë i skuadrave jo kampione.

Standard Liège (BEL) v Ajax (NED)/Sturm Graz (AUT)
Benfica (POR) v Fenerbahçe (TUR)
Slavia Praha (CZE) v Dynamo Kyiv (UKR)
PAOK (GRE)/Basel (SUI) v Spartak Moskva (RUS)

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...