Turneu i Cincinattit nisi pa surpriza me favoritët që arritën të fitonin pa shumë probleme sfidat e tyre. Nick Kyrgios nuk pati probleme kundër David Goffin teksa triumfoi në dy sete me rezultatin 6-2, 6-3. Kyrgios pati meritën në setin e parë pasi në gamen e tretë mundi të marrë menjëherë një game me break duke patur më pas kontrollin e lojës, ndërsa në setin e dytë gjithcka ishte e barabartë deri në gamen e 6-të, përpara se Kyrgios të mertte 3 game radhazi duke fituar 6-3 dhe krejt takimin 2-0.
Shumë e luftuar ishte ndeshjes mes Juan Martin Del Portos e Thomas Berdych, me cekun që fitoi setin e parë 6-3 por u dorëzua më pas në dy pasardhësit 7-6 dhe 6-0. Yuichi Siguta arriti të mposhtë numërin 13-të të turneut Jack Sock në dy sete, me japonezin që luftoi fortë në setin e parë ku fitoi 7-5 pasi i mori shërbimin kundërshtarit të tij, ndërsa në setin e dytë një tjetër game me break i dha atij fitoren 6-4 në setin e dytë. italiani Fabio Fognini nuk arriti dot të përballojë lojën e Dominic Thiem duke u dorëzuar lehtësisht përpara kundërshtarit të tij që fitoi 2-0 me sete, 6-3, 6-2.
