Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Turneu i Cincinnati, Tsitsipas mposht numrin një të botës dhe kualifikohet në finale

Stefanos Tsitsipas ka siguruar një biletë për në finalen e turneut të Cincinnati që zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tenisti grek mposhti në gjysmëfinale numrin një të botës, rusin Daniil Medvedev teksa triumfoi në tre sete me rezultatin 2-1.

Seti i pari ishte edhe ai që dhuroi më së shumti rivalitet duke qenë se Tsitsipas triumfoi vetëm në tie-break, 6-7 ndërsa në setin e dytë, Medvedev reagoi dhe barazoi ndeshjen falë rezultatit 6-3. Mirëpo, me të njëjtat shifra iu kundërpërgjigj edhe numri shtatë i botës i cili siguroi finalen pas dy orë e 25 minuta lojë. Në finalen e së dielës, Tsitsipas do të përballet me kroatin Borna Coric, numri 152 në botë.

Megjithatë, 25-vjeçari ka treguar në këtë turne se di të fitojë edhe ndaj favoritëve pasi gjatë rrugëtimit të tij në Cincinnati ka eliminuar emra si Nadal, Auger-Aliassi apo edhe Cameron Norrie. Finalen e turneut të Cincinnati mund ta ndiqni në Eurosport nëpërmjet platformës Digitalb.

 

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Featured

Aksionet e familjes Halili te Tirana dalin në shitje. Zyra e Përmbarimit privat Albase ka shpallur daljen në ankand të 66% të aksioneve të...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...