Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Turneu i Montecarlos, Rafael Nadal në “habitatin” e tij

Sezoni i tenisit po hyn në fazën e terrenit me dhe të kuq, terren ky i preferuar nga Rafael Nadal. Në turneun e Montecarlos, që po zhvillohet aktualisht në Monaco, spanjolli do të nisë rrugëtimin e tij drejt rigjetjes së formës optimale. Majorkeni rimori vendin e parë në renditjen e përgjithshme, megjithëse nuk kishte zhvilluar asnjë takim që nga muaji Janar për shkak dëmtimi, por e favorizoi sistemi i pikëve që aplikon shoqata e tenistëve profesionistë.

Nadal do të duhet ta mbrojë këtë pozicion dhe i ka të gjitha mundësitë ta bëjë, duke triumfuar në Montecarlo. 31-vjeçari ka fituar 10 herë nw Monaco dhe është favoriti kryesor për ta ngritur sërish lart trofeun. Nëse diçka e tillë ndodh atëherë Nadal do të jetë tenisti i parë në histori që do të triumfonte 11 herë në një turne masters.

Suksesi në këtë kompeticion ka mjaft rëndësi për Rafan, pasi në të kundërt pozicioni numër 1 do të rikthehej në pronësi të Roger Federer.

Montecarlo do të pasohet nga një tjetër aktivitet ku Nadal ka fituar po ashtu 10 herë në karrierë, ai i Barcelonës, e më pas do të startojë Grand Slami Roland Garros. Në Francë majorkeni mban rekordin me 10 suksese dhe kjo mund të konsiderohet një periudhë përcaktuese për të ardhmen e tij. Nuk ka më mirë se kur e ardhmja vendoset në një ambient familjar, sikundër është dheu i kuq për Rafan.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...